• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Reportazh/ “E premtja e zezë”, çfarë po blejnë më shumë shqiptarët

26/11/2021
in Ekonomi
0
Reportazh/ “E premtja e zezë”, çfarë po blejnë më shumë shqiptarët

Si një ditë e caktuar blerjeje, e huazuar në realitetin shqiptar, do të shndërrohet në një motiv që do të gjenerojë të ardhura të shumta në xhepat e bizneseve shqiptare. E premtja e zezë, apo “Black Friday” ka ardhur edhe në Shqipëri…

Sporti amerikan i gjuetisë së ofertave të leverdishme dhe konsumi i spikatur për ditën e njohur si e “Premtja e Zezë” (Black Friday), ka nisur të ushtrohet edhe në Shqipëri. Por, jo vetëm kaq. Kjo e Premte e Zezë, ndiqet nga e Hëna e Internetit (Cyber Monday), që i nxit konsumatorët të hapin kuletat e tyre dhe zyrtarisht nisin stinën e blerjeve, pak para festave të fundvitit. Si një ‘sport’ i huazuar, vjen me kosto të tjera në vendin tonë, kryesisht për konsumatorët.

Të pyetur nga “Monitor”, Fashion Group që ka një numër dyqanesh në qendrën TEG, si dhe përfaqësuesit e shitjeve në dyqanet Lindex, një përfaqësues europian në Ring Center, pohojnë se ka pasur shitje gjatë ofertave për Black Friday. Fushata nisi më 22 nëntor, ditën e hënë dhe do të vijojë edhe në fundjavë. Në shumë dyqane, uljet, që arritën 70%, joshën shumë konsumatorë. Kjo tendencë është vënë re edhe në qendrat e tjera tregtare.

Megjithatë, uljet kanë qenë kryesisht në nivelet e 10-40%. Gjithashtu një tjetër përfaqësi e huaj që pati ulje ishte Zara, ne nivelin e 40%, që nisi në datën 25 deri në 26 në mbrëmje në aplikacionin në telefon, ndërsa në dyqanin fizik në datën 26 dhe 27.

Nga Fashion Group Albania pohuan se ka pasur interes për kategori të ndryshme artikujsh,  nga fëmijët deri te të rriturit, veshje apo këpucë, sidomos për fëmijët u bënë blerje të shumta, duke qenë se prindërit shqiptarë shpenzojnë në një masë të konsiderueshme për fëmijët e tyre.

Përfaqësues nga Neptun dhe Globe pohuan për “Monitor” se kanë aplikuar ulje për të gjithë javën , duke nisur nga data 22, por që presin më tepër blerje në fundjavë që ndjek Të Premten e Zezë. Sipas tyre, produktet që kanë më tepër interes për blerje janë: kondicionerë, lavatriçe dhe frigoriferë, por edhe pajisje të tjera të vogla shtëpiake si hekur. Nga ana tjetër, edhe televizorët smart dhe laptop vijuan që të jenë të kërkuar, por sipas tyre, një pjesë e shqiptarëve zgjedhin të presin edhe oferta për festat e fundvitit.

Ulje për të Premten e Zezë u aplikuan edhe në shërbimet e fotografisë nga studio të ndryshme në Tiranë. Kryesisht ishin familjet me fëmijët e tyre që zgjodhën të merrnin një shërbim profesional fotografie afër festave të fundvitit.

Një tjetër kategori e kërkuar nga shqiptarët, ishin lodrat për fëmijët, por më të pakët në numër krahasuar me kategoritë e lartpërmendura, sepse pjesa më e madhe e kryejnë si blerje në fundvit më masivisht.

Nga vëzhgimet në rrugë të ndryshme tregtare në kryeqytet vihet re se, në dyqane të zakonshme të tregtisë me pakicë, të çdo lloj kategorie, shpesh uljet janë fiktive, për shkak të fryrjes së çmimit fillestar të artikullit. Uljet reale të produkteve janë reflektuar kryesisht në dyqanet që janë përfaqësi të kompanive mëmë ndërkombëtare.

E “Premtja e Zezë” dhe “E Hëna e Internetit” janë dy terma që më shumë se gjysma e bizneseve shqiptare në fushën e shitjeve me pakicë i kanë aplikuar prej pak vitesh, me qëllim promovimin e blerjeve të shumta me leverdi (ulje të theksuara). Çfarë ndodh në këtë rast? Turma njerëzish që vërshojnë në dyqane të shumta: veshjesh, elektronike, supermarkete, etj. Kjo vjen pak pas një vrulli blerjesh për Halloween, sërish një tjetër “festë” e huazuar nga jashtë vendit.

Si lindi e Premtja e Zezë?

1869

Një panik financiar përfshiu Shtetet e Bashkuara kur investitorët Jay Gould dhe Jim Fisk rritën çmimet e arit dhe shkaktuan një kaos në treg. Ngjarja u referua si e Premtja e Zezë, një term i përdorur për të përshkruar një situatë të keqe ose negative.

1950

Policia në Filadelfia u ankua për turmat që vinin në qytet për të blerë një ditë pas Ditës së Falënderimeve. Ata e quajtën atë një të premte të zezë pasi duhej të kontrollonin fluksin e njerëzve dhe trafikun pasues. Kjo është hera e parë që e Premtja e Zezë është përdorur për t’iu referuar në mënyrë specifike blerjeve një ditë pas Ditës së Falënderimeve.

1960

Të mërzitur që emri “Black Friday” kishte një konotacion negativ, shitësit me pakicë bënë përpjekje për ta ndryshuar atë në “E Premte e Madhe”. Këto përpjekje dështuan, kështu që shitësit me pakicë ndryshuan narrativën. Ata vendosën që e Premtja e Zezë ishte një emër i përshtatshëm pasi sezoni i blerjeve të festave është kur ata supozohet të jenë “në të zezë”, një frazë financiare që i referohet një biznesi që është fitimprurës dhe i begatë, në kontrast me të qenit “në të kuqe, ” ose në deficit.

Vitet 1970 dhe 1980

E Premtja e Zezë u rrit në masë të madhe në popullaritet pasi shitësit me pakicë filluan të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të parë se kush mund të ofronte zbritjet më të mira, të tërheqë turmat më të mëdha dhe të fitonte më shumë para gjatë ngjarjes.

2005

Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë shpiku “Cyber ​​Monday” në një njoftim për shtyp, pasi vuri re se trafiku dhe të ardhurat në internet u rritën të hënën pas Ditës së Falënderimeve, praktikisht pa dështuar dhe gjatë shumë viteve. Që atëherë është përdorur nga blerësit dhe shitësit me pakicë.

2020

Gjatë viteve të fundit, shumë shitës me pakicë kanë filluar të organizojnë shitjet e tyre në Ditën e Falënderimeve, dhe disa ofrojnë oferta duke filluar nga fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit – disa ekspertë përdorin “Nëntorin e Zi” për të përshkruar promovimet njëmujore që çojnë në të Premten e Zezë dhe të Hënën Kibernetike. Kjo nuk mund të ishte më e dukshme se sa ishte gjatë vitit 2020. Pandemia e koronavirusit bëri që shumë dyqane të mbylleshin për blerje personalisht në Ditën e Falënderimeve, kështu që disa shitës me pakicë organizuan një seri shitjesh të së Premtes së Zezë në internet dhe në dyqane gjatë gjithë nëntorit.

Marrë nga Monitor.al

Tags: black fridayblerjee premtja e zeze
Previous Post

Merkel i kërkon Rusisë të ndërhyjë në krizën e emigrantëve në kufirin e Bjellorusisë

Next Post

Marrin fund ditët e vjeshtës, java nis me reshje dëbore

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
FOTO/ Temperatura të ulta në Kosovë, bora e parë mbulon Rugovën

Marrin fund ditët e vjeshtës, java nis me reshje dëbore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.