Qeveria greke dërgoi dje në Parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.
Sipas mediave greke, projektligji është planifikuar të paraqitet në Komisionin përgjegjës për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021” thuhet në artikullin e mediave greke.
Lajmi është raportuar edhe nga “Reuters“, sipas të cilës gjithçka ndodhi pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Athinë.
Ndër të tjera, Reuters raporton:
Greqia dhe Italia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa Athina dhe Tirana ende nuk kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua me homologun e tij shqiptar Edi Rama të premten në Athinë.
Në lindje të Greqisë, Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm nga Athina do të ishte një “casus belli”, ose shkak për luftë.
Tensionet janë përshkallëzuar që nga viti i kaluar mbi burimet e energjisë në Mesdheun lindor.