• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rinis dialogu Serbi- Kosovë/ “DW” zbardh detaje: Javën e ardhshme ekspertët e dy vendeve takohen në Bruksel

05/12/2020
in Kosova
0
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti

Para raundit të ri të bisedimeve, kryeministri Avdullah Hoti është shprehur, se Kosova në dialog, nuk po i bën favore Serbisë, po ka si synim arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

Javën e ardhshme (10.12.) rifillon dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve, ndonëse nuk flitet se kur mund të ketë takime të tjera të nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serbi, Aleksandër Vuçiç. Takimin në nivel të ekspertëve javën që vjen e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që të kemi takimin në nivelin e krye-negociatorëve në Bruksel, të mërkurën e ardhshme. Ne gjithmonë e bëjmë të ditur agjendën afër datës së takimit”, tha zëdhënësi Peter Stano, i cili nuk bëri të ditur temat, për të cilat do të flitet. Në takimin e fundit në nivel të ekspertëve, palët diskutuan për çështjet financiare dhe pronësore, por nuk u arrit pajtimi që të flilet për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në Kosovë, shtyrjen e dialogut me Serbinë për një fazë të mëvonshme e kërkuan ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe partneri i koalicionit qeverisës AAK, e Ramush Haradinajt. Kjo kërkesë u bë pas ngritjes së aktakuzave për krime lufte kundër presidentit Thaҫi dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

Hoti: Jo shtyrje e dialogut

Vetë kryeministri Avdullah Hoti nuk e sheh të nevojshme shtyrjen e dialogut dhe hedh poshtë zërat se Kosova në dialog po i bën favore vetëm Serbisë. “Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë, në Samitin e Parisit të organizuar nga Presidenti i Francës Macron dhe kancelarja gjermane Merkel. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim. Dhe ka dakordësi për atë që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara, sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë. Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë me njohje reciproke”, thotë kryeministri Hoti.

Strategjia e BE: SHBA dhe BE të bashkëveprojnë për Ballkanin Perëndimor

Në mesin e javës që shkoi Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend nevojën që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Për përfshirjen amerikane në dialogun Kosovë-Serbi flet edhe kryeministri i Kosovës, i cili marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në prani të presidentit Trump, vazhdon ta cilësojë një marëveshje të mirë, ku u firmos një listë me zotime. “Kërkesa dhe dëshira jonë mbetet që të nënshkruajmë sa më parë një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke me Serbinë dhe këtë mënyrë të lëvizim së bashku drejt integrimit në BE. Ajo që na u ofrua në Uashington është që të vijojmë me një listë zotimesh për të dy vendet”, thotë kryeministri Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndermjetësimin e Bashkimit Evropian, e ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Më 4 shtator të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik, ndërsa që nga ajo kohë, nuk u takua më niveli i lartë politik Kosovë-Serbi.

Gjatë javës që po lemë pas, i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”. “Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajqak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”./DW

Tags: albanewsavdullah hotidialogu serbi kosovekosova
Previous Post

Trafikonin drogë nga Turqia e Shqipëria, arrestohet në Greqi çifti i bashkëshortëve dhe një shqiptar

Next Post

Berisha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kasem Hysenbelliut: Qëndroi burrërisht dhe i paepur për pavarësinë e medias dhe kundër censurës

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Vdekja e Kasem Hysenbelliut, Basha mesazh ngushëllimi: Jam i hidhëruar, luftëtar i medias së lirë!

Berisha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kasem Hysenbelliut: Qëndroi burrërisht dhe i paepur për pavarësinë e medias dhe kundër censurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu nga Elbasani që vdiq nga koronavirusi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.