Tiranë- Pjesë e diskutimit në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’ me moderatoren Klaudja Karabolli ishte pedagogia Zana Guxholli, e cila foli bi një model perfekt taksimi që duhet të ndjek vendi ynë në mënyrë të rimëkëmbjes së ekonomisë.
Sipas Guxhollit modeli perfekt mbetet taksa e sheshtë, model ky i përfshirë në planet e partive që kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Taksat janë flamur fushatash, gjithmonë përdoret nga politikanët pasi është tepër element i ndjeshëm, sepse prek të ardhurat e njerëzve direkt, prek ekonominë e vendit.. Edhe këtë vit ashtu si cdo vit u prek sistemi i taksave. Sipas meje taksa e sheshtë është modeli i duhur, një model ky i aplikuar gjatë periudhës 2005-2013.
Ndryshimi i qeverisë solli për tetë vite, korrupsion, varfëri në xhepat e njerëzve dhe rënien e bizneseve. Pra ardhja e PS rriti informalitet, paksoi te ardhurat në buxhet dhe rriti korrupsionin.
Propaganda e të majtëve ishte se do sillnin sistemin e ndershëm për të ulur pabarazinë, por ata e ritën pabarazinë. Kush merr më shumë do paguaj më tepër taksa. Sisitemi i PS i uli taksën biznesit të madh ia bëri 8% teksa rrogat tona tatohen me 38%, por rrogëtari u tatua shumë në këto vite ndërsa biznesi më pak.
Ky shembull është projektuar për t’u ndjekur nga partitë që do të kandidojnë në këto zgjedhje si mënyra e vetme për të rimëkëmbur ekonominë e vendit. Sistemi joefektiv i taksave në vendin tonë ka shkaktuar atë që ne e quajmë largimin e trurit të vendit, të rinjtë preferojnë vendet e BE-së për një jetë të mirë dhe mundësi më të mira punësimi.
Por a është taksa e sheshtë sistemi i mirë për Shqipërinë?
“Sigurisht që po. Ulja e taksës sjellë rritjen e pagës. Por politikanët duhet të dinë lidhjet dhe të shfrytëzojnë këto, për të krijuar kushte të mira. Taksa e sheshtë do të sjellë është zgjidhja e politikanëve, ndaj edhe ata shprehen se ky mandat i tretë do të ndihmojë vendin. Taksa progresive rrit edhe pëfitimet tek bizneset. Taksa e ulët në vendin tonë është domosdoshmëri. “- theksoi në studio Guxholli.