• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Serbia ndan ilegalisht vaksina në Kosovë/ Reagon Bashkimi Evropian

28/12/2020
in Kosova, Rajon
0
Serbia ndan ilegalisht vaksina në Kosovë/ Reagon Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian thotë se janë duke i ndjekur zhvillimet mbi shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në veriun e Kosovës nga qeveria e Serbisë. Autoritetet kosovare thonë se ato nuk kanë hyre me dijen të tyre dhe në rrugë legale. Një zëdhënës i BE-së i tha Gazetës Express se Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë bazuar në marrëveshjet e dialogut për lëvizjen e mallrave.

Qeveria e Serbisë para tre ditësh i ka shpërndarë edhe në veriun e Kosovës disa vaksina kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Një zyrtar i BE’së i tha Gazetës Express se janë duke ndjekur zhvillimet në lidhje me shpërndarjen e vaksinës anti-COVID-19 në veriun e Kosovës.

“Jemi duke i ndjekur dhe duke i shikuar zhvillimet e raportuara në lidhje me shpërndarjen e vaksinës për COVID-19”, tha ai.

Ky zëdhënëns i BE’së shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të jenë në vijë me marrëveshjet e arritura në dialog për lëvizjen e mallrave.

“Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në vijë me marrëveshjet përkatëse të dialogut për lëvizjen e mallërave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, tha tutje zëdhënësi i Bashkimit Evropian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi të premten se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë më 25 dhjetor.

Shpërndarjen e këtyre vaksinave, shefi i qeverisë, Avdullah Hoti e ka cilësuar si kontrabandë të Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, ka thënë Hoti të shtunën.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se reagimet që janë bërë në Kosovë pas fillimit të vaksinimit në veri të vendit janë vetëm sulme që po bëhen gjatë fushatës elektorale

“Ne jemi mësuar që Serbia të jetë shënjestra kryesore e sulmeve gjatë çdo fushate elektorale në Prishtinë, por ambiciet politike të askujt nuk duhet të jenë mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve,” tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Petkoviq ka përmendur edhe 1 mijë testet që janë dërguar në Kosovë në fillim të pandemisë.

“Koronavirusi nuk e njeh origjinën etnike të dikujt, gjë që kuptohet mirë nga Serbia, e cila, me rekomandimin e Presidentit Aleksandar Vučić, po përpiqet të sigurojë vaksina të mjaftueshme për komunitetet e tjera në Kosovë, pasi ne i dhuruam 1.000 teste PCR Institutit të Shëndetit Publik në Prishtinë. Kemi detyrim që të sigurojmë sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, pa përjashtim,” tha Petkoviq tutje.

Tags: albanewsKosovemarredheniet kosove-serbiSerbia shperndan vaksina
Previous Post

Rritet numri i viktimave/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 318 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Next Post

Itali/Tornado godet Romën, krijohen përmbytje të mëdha, qindra makina shkatërrohen

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Itali/Tornado godet Romën, krijohen përmbytje të mëdha, qindra makina shkatërrohen

Itali/Tornado godet Romën, krijohen përmbytje të mëdha, qindra makina shkatërrohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.