• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Serbia po vaksinon me shumë sukses, po ku qëndron sekreti

04/02/2021
in Rajon
0
Serbia po vaksinon me shumë sukses, po ku qëndron sekreti

Serbia është shumë përpara Gjermanisë, Francës dhe të gjitha vendeve të tjera të BE-së me vaksinimin. Si është e mundur kjo? Në një intervistë për gazetën gjermane FAZ ministri i Shëndetësisë i Serbisë Zlatibor Lončar e shpjegon suksesin e deritanishëm ndër të tjera me faktin se vendi i tij, ndryshe nga vendet perëndimore, është përpjekur të marrë vaksina nga të gjithë ofruesit.Prandaj në Serbi janë në dispozicion prej disa javësh jo vetëm vaksinat e Pfizer/Biontech, por edhe vaksina ruse “Sputnik V” dhe vaksina kineze Sinopharm. Po ashtu ndryshe nga shumë vende të tjera, qytetarët e Serbisë mund të zgjedhin se çfarë vaksine dëshirojnë të bëjnë.

Vaksina ruse më e preferuara në Serbi

Sipas Mirsad Djerlek, sekretar shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, vaksina ruse është më e preferuara në Serbi. Sipas tij 40 përqind e atyre që dëshirojnë të vaksinojnë kanë zgjedhur “Sputnik V” dhe vetëm 28 përqind Pfizer. Arsyeja kryesore që Serbia radhitet ndër vendet kryesuese në garën e vaksinimit lidhet me Kinën, e cila deri tani i ka lëvruar Serbisë një milion doza të vaksinës Sinopharm – një shumë e konsiderueshme për këtë vend me shtatë milion banorë.

Kontigjenti i parë arriti në mes të janarit dhe presidenti Vuçiç dhe ambasadorja kineze në Beograd dolën personalisht në aeroport. “Ne jemi krenarë për marrëdhëniet tona të mira me Kinën,” tha Presidenti i Serbisë.

Politikë simbolike rajonale

Me përparësinë e Serbisë në furnizimin me vaksina mund të praktikohet shkëlqyeshëm edhe politikë simbolike rajonale. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha së fundmi se Serbia i mundësoi së fundi Maqedonisë së Veriut të blinte prej saj 8,000 doza vaksine Pfizer/Biontech. Presidenti Vuçiç njoftoi po ashtu plot kënaqësi se Serbia mund të ofrojë ndihma të mëtejshme: “Ky është një hap miqësor dhe vëllazëror drejt qytetarëve të Maqedonisë e Veriut. Ne nuk kemi asnjë problem për të ndihmuar edhe Shqipërinë. Dhe jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët në Kosovë”. Se sa ngarkesë politike kanë çështje të tilla u bë e qartë në dhjetor, kur Beogradi dërgoi një sasi minimale prej 55 dozash vaksinash në veriun e Kosovës. Prishtina u shpreh për ndërhyrje në çështjet kosovare, kurse Vuçiq u përgjigj se Serbia nuk kishte dërguar artileri apo tanke, por vetëm vaksina dhe ilaçe.

Zili dhe dyshim

Ndërkohë shtetet fqinje e shohin gjysmë me zili dhe gjysmë me dyshim suksesin e Serbisë. Kritika ndaj qeverisë nuk pati vetëm në Maqedoninë e Veriut, e cila u mbështetet me shumë besim tek furnizimi me vaksinë përmes programit Covax. Ky program i mbikëqyrur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i financuar kryesisht nga fondet e BE-së, synon t’u garantojë edhe vendeve të dobëta ekonomikisht akses në vaksinë, pavarësisht financave të tyre. Me këtë synohej të shmangej “nacionalizmi i vaksinimit” dhe garat mes ofertave që do të çonin në rritjen e çmimeve. Zërat kritikë në rajon thonë që në vend që të mbështeteshin vetëm tek Covaxi, vendet e Ballkanit duhet të kishin zgjedhur si Serbia rrugën e negociatave dypalëshe. Në Maqedoninë e Veriut tani ka shpresa që vaksinimi të fillojë dikur në shkurt.

Narrativë rajonale e krizës

Sfida për vaksinat bën gjithashtu të qartë përbërësin gjeostrategjik të zhvillimeve të fundit me moton: Kina si shpëtimtare, BE-ja si dështake në raste urgjencash. Aleksandar Vuçiq e krahasoi kohët e fundit situatën në Ballkan me atë të pasagjerëve më të varfër në Titanik: udhëtarët e klasit të parë kanë siguruar nga një vend në varkat e shpëtimit, “dhe vendet që nuk janë të pasura, apo janë të vegjël, si vendet e Ballkani Perëndimor, po mbyten bashke me Titanikun.”

Nëse kjo do të shndërrohet në narrativë rajonale të krizës, dëmi për BE-në do të ishte i konsiderueshëm. Duke parë rreziqe të tilla ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare publikuan një letër të përbashkët në fillim të janarit ku bënin thirrje vendeve të BE-së për t’i ndarë furnizimet e tyre me fqinjët në Ballkan. Sepse BE nuk do të jetë e sigurt nëse nuk janë të sigurt shtetet në afërsi të saj. Përveç vendeve fqinje si Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania, mes nënshkruesve ishin edhe Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Kurse Gjermania jo./ DW

Tags: serbiaVaksina kinezevaksina te vendeve te ndryshmevaksinimi
Previous Post

Rama: Shqipëria vendi me papunësinë më të ulët në rajon, do rrisim pagën minimale çdo vit

Next Post

Aksident i rëndë në Belsh, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Kosovë/ 12 persona ndërrojnë jetë nga Covid-19

Aksident i rëndë në Belsh, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.