• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria ka pagat më të ulëta, por çmimet e ushqimeve janë ndër më të lartat në rajon

25/01/2023
in Ekonomi
0
BB: Katër drejtimet për t’iu përgjigjur krizës së çmimeve të ushqimeve

Përveçse kanë pagat më të ulëta në rajon, familjet dhe individët shqiptarë përballen dhe me çmime më të larta sa herë që duan të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme për tu ushqyer.

Sipas statistikave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, çmimet mesatare të ushqimeve dhe pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 83.3% e mesatares së Bashkimit Europian, duke u renditur e dyta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (85.5%). Të dhënat i referohen vitit 2021. Më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 64.4% të mesatares europiane, Bosnjë Hercegovina (78.8), Kosova (80.6%), Mali i Zi (82.2%). Në të kundërt, paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte rreth 520 euro, ose rreth 40% më e ulët se në Serbi, ku paga mesatare arriti në 880 euro/muaj në të njëjtën periudhë.

Në Mal të Zi paga mesatare është 885 euro, Bosnjë Hercegovinë 896 euro, Maqedoninë e Veriut 788 euro. Në Kosovë, në fund të 2021-t, ky tregues ishte 482 euro. Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur më shpejt se mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, në vitin 2016, çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike ishin sa 71% e mesatares së Bashkimit Europian, duke qenë relativisht më të lira se Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, duke lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe diferenca e pagave me rajonit ishte më e ulët (psh në 2019-n paga mesatare ishte rreth 30% më e ulët sesa rajonit). Pesë vjet më pas, Shqipëria është e dyta më e shtrenjtë për çmimet relative të ushqimeve me rajonin, ndërsa diferenca mes pagave është rritur në 40%.

Veza, djathi e qumështi, më të shtrenjta edhe se mesatarja Europiane

Sipas grupeve, çmimet më të shtrenjta në vend janë për “qumësht, djathë e vezë”, që jo vetëm kushtojnë më shumë në rajon, por edhe në krahasim me mesataren europiane, me 107.3% (dmth 7.3% më shumë sesa mesatarja e BE-së). Buka është më e shtrenjta, së bashku me Serbinë, me përkatësisht 77.2 dhe 77.9% të mesatares europiane.

Për frutat e perimet treguesi është 70.9%, i treti pas Serbisë dhe Malit të Zi. Edhe vajrat dhe yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, me 107.4, e dyta pas Serbisë.

Ndonëse Shqipëria është një vend bregdetar, peshku është më i lirë në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë. Pijet alkoolike janë më të shtrenjtat në rajon bashkë me malin e Zi (122 dhe 122.4 përkatësisht) dhe më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të BE-së. Duhani është më i lirë në Kosovë (37.9), Maqedoninë e Veriut (331.7%) dhe Shqipëri (42%).

Pesha më e lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë

Për shkak të të ardhurave të ulëta dhe çmimeve të larta, familjet shqiptare shpenzojnë pjesën më të lartë të buxhetit të tyre për tu ushqyer, duke u mbetur më pak për transport, argëtim, bare e restorante. Në vitin 2020, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë, një familje normale shpenzonte 43.6% të totalit për ushqime. Kjo shifër është pak më e lartë sesa ajo që raporton INSTAT (41.6% për 2020-n dhe 41.3 për 2021-n). Për një familje europiane, sigurimi i ushqimit nuk është aspak një problem. Në 2021-shin mjaftonin 14.3% e shpenzimeve totale (14.8% në 2020-n) për të përmbushur nevojën minimale të jetesës, shumë më pak se e njësie familjare tek ne.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për Maqedoninë e Veriut treguesi është rreth 31%, për Bosnjë Hercegovinën 29.5%, për Serbinë rreth 24%, për Malin e Zi 24.6%, sipas Eurostat (viti 2019). Të dhënat për Kosovën mungojnë nga Eurostat, por pesha është më e ulët se 40%, sipas statistikave kombëtare.

Tags: albanewscmimet e ushqimeveekonomipagat ne vend
Previous Post

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

Next Post

Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park në Elbasan: Do të zhvillohen gara ndërkombëtare

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park në Elbasan: Do të zhvillohen gara ndërkombëtare

Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park në Elbasan: Do të zhvillohen gara ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu nga Elbasani që vdiq nga koronavirusi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.