• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqiptarët nuk duan më t’i mbyllin paratë në depozita pa afat, llogaritë rrjedhëse me rritje dyshifrore

01/02/2021
in Ekonomi
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Tendenca e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë në llogari të hapura është forcuar gjatë vitit të kaluar dhe sidomos pas shpërthimit të krizës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se llogaritë dhe depozitat pa afat në lekë pas muajit qershor kanë regjistruar një rritje mesatare vjetore prej pothuajse 21%. Nga ana tjetër, depozitat me afat prej vitesh po ndjekin një tendencë të dukshme në rënie prej vitesh.

Për periudhën qershor-nëntor, rënia ishte mesatarisht 4.4% me bazë vjetore. Tendencë të njëjtë, por me ritme më të ulëta të rënies, po ndjekin edhe depozitat me afat në valutë. Zhvendosja e kursimeve të shqiptarëve drejt llogarive likuide është kryesisht rezultat i rënies së normave të interesit. Gjatë muajit nëntor 2020, interesi mesatar i depozitave të reja 12 mujore në lekë ishte 0.4%, ndërsa në euro 0.17%.

Luhatjet e interesave, në vlera mesatare, edhe për vitin e kaluar kanë qenë të papërfillshme dhe ato ngelen pranë niveleve më të ulëta historike. Në fund të nëntorit 2020, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat përbënin mbi 58% të totalit të depozitave bankare të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë.

Megjithëse në shumicën dërrmuese shqiptarët vazhdojnë të preferojnë bankat për të mbajtur kursimet e tyre, rënia e ndjeshme e depozitave me afat në fakt përfaqëson një ndryshim domethënës nga forma më tradicionale e kursimit, që përgjithësisht ka dominuar gjatë tre dekadave të postkomunizmit.

Nga këndvështrimi i bankave, kjo tendencë ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Orientimi i parave drejt llogarive të kursimit pa afat ul shpenzimet e bankave për interesa, sepse llogaritë dhe depozitat pa afat kanë norma interesi shumë të ulëta, shumë pranë zeros. Por, nga ana tjetër, dominimi i depozitave pa afat i vendos bankat para mundësisë së tërheqjeve të parave në çdo moment që klienti mund ta ketë të nevojshme, pa asnjë penalitet. Në teori, ky mund të jetë një risk i shtuar për likuiditetin e bankave, por, në praktikë, ka pak gjasa të shkaktojë probleme, të paktën për momentin. Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar është më pak se 48%. Pjesa e mbetur e depozitave është e investuar në instrumente financiare likuide.

Pandemia e ka theksuar edhe në shumë tendencën e rritjes së kursimeve mes shqiptarëve dhe kjo shpjegohet më të shumti me pasigurinë që shkaktoi kriza. Që nga shkurti deri në nëntor, depozitat totale të bankave shqiptare janë rritur me rreth 300 milionë euro.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bankabanka e shqiperisedepozita pa afatllogari rrjedhesepandemia
Previous Post

Rreshje dëbore dhe shiu, si paraqitet moti për ditën e sotme

Next Post

Lajmi i trishtë! Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit të Radio Tiranës

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kristaq Katundi

Lajmi i trishtë! Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit të Radio Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjehrri i vrau ish-burrin, çfarë ndodhi me ish- miss Kosovën pas ndarjes me Albert Krasniqin (FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër merr vendimin: Drejt Malit të Zi do të udhëtojnë vetëm…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.