Tiranë- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve.
Para mediave, Kryemadhi u shpreh e sigurtë se do të jetë sërish në krye të LSI-së.
“Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese. Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar“- u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi u shfaq dhe me maskën e kuqe të partisë, ku u shpreh:”Partia ma mbledh nuk ma mbledh njeri tjetër.”