• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sot nisin gjobat për targat në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç takim urgjent në Bruksel

21/11/2022
in Kosova
0
Sot nisin gjobat për targat në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç takim urgjent në Bruksel

BRUSKEL– Në një kohë kur në veri të Kosovës, nis sot faza e dytë e vendimit për targat, gjobat, në Bruksel nis takimi urgjent ‘kokë më kokë’ i Presidenti serb, Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti. Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel.

Tematika kryesore pritet të jetë çështja e targave e cila sot do arrin në fazën e dytë, te gjobat për të gjitha makinat, mes datave 21 nëntor deri më 21 janar. Takimi urgjent raportohet se do të fillojë në ora 08:00.

Ky takim vjen në kohën e tensioneve pas vendimit për targat dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi do të ndërmjetësohet nga Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter ka shkruar se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.

Ai tha se duhet të ndalen krizat dhe në vend të kësaj të fillohet avansimi drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Do të thërras nesër një takim urgjent për dialogun Prishtinë – Beograd me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Ky takim vjen pasi vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat kanë qenë kryefjala njëherësh edhe “preteksti” i revoltës serbe në kufi. Edhe pse një kërkesë në dukje miniminaliste, Serbia e kundërshton kategorikisht duke reaguar përmes revoltës me protesta, dorëheqjeve të Listës Serbe dhe kundërshtive me dhunë të vendimeve të Kosovës.

Në Prishtinë kjo gjë merr tjetër trajtë.

Kosova e sheh si një metodë e Serbisë për t’i dalë kundër planit të propozuar nga Macron dhe Scholz i cili njihet si “Plani Franko-Gjerman”. Në thelb, në propozim i kërkohet Serbisë të japë dakordësinë për Kosovën që të futet në organizmat ndërkombëtarë në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ka qenë pikërisht ky propozim, arsyeja reale e revoltës serbe, e cila sipas kryeministrit të Kosovës Kurti, tenton që përmes grupeve kriminale të kundështojë me forcë çdo marrëveshje, apo plan për të mundësuar një hap para të Kosovës në organizmat ndërkombëtar. Kryeministri Kurti në deklaratën e tij të fundit theksoi se nuk ka e as nuk do të ketë tërheqje të vendimit të targave ndërsa theksoi se ka një qasje pozitive ndaj propozimit franko-gjerman.

Vijon…

Tags: albanewsalbin kurtigjobat me targatvucic
Previous Post

Finlanda prezanton skemën e parandalimit të ndërprerjes energjetike

Next Post

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq, përmbytje, probleme me energjinë dhe evakuime, çfarë po ndodh nga jugu në veri

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq, përmbytje, probleme me energjinë dhe evakuime, çfarë po ndodh nga jugu në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.