GREQI– Një tërmet me magnitudë 5.9 gradë të shkallës rihter ka tronditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet ishin me epiqendër në Elasona të Greqisë, me thëllësi dy kilometra dhe janë ndjerë deri në Shqipëri.
![](https://dosja.al/wp-content/uploads/2021/03/terrr.png)
Konkretisht në Tiranë, Fier, Korçë e Pogradec, Lezhë e Sarandë, qytetarë të shumtë kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit edhe pse në vendin tonë nuk janë raportuar dëme materiale. Ndërsa në Greqi, pritet që informacionet të përditësohen në momentet në vijim.