KOSOVË– Një tjetër shtet që pritet t’i vendosë sanksione Rusisë është Kosova. Ky është një nga vendimet që pritet të dalë nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovë. Në mbledhje pritet të vendoset në përputhje me sanksionet që kanë vendosur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Këshilli i BE-së. Ky propozim vendim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
SANKSIONET: Përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, imitacioneve financiare dhe individëve; ndalimi i qasjes se tyre në tregjet financiare dhe masa të tjera respektive që shënjestrojnë ndërmarrje të rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione.
Ditën e djeshme, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.