• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vijon blerja e makinave të prodhuara para 2005-s; DPSHTRR: Nuk regjistrohet asnjë mjet që nuk përmbush kushtin Euro 4

15/01/2022
in Ekonomi
0
Vijon blerja e makinave të prodhuara para 2005-s; DPSHTRR: Nuk regjistrohet asnjë mjet që nuk përmbush kushtin Euro 4

Edhe pas 3 vitesh nga hyrja në fuqi e vendimit për kriteret e reja të importit të makinave po hasen problematika për zbatimin e tij, pasi vazhdohet të blihet jashtë makina furgonë apo autobusë të përdorur që nuk plotësojnë kriteret e importit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ngre shqetësimin se janë të shumtë qytetarët që blejnë jashtë makina të përdorura me vit prodhimi para 2005-s apo furgonë dhe autobusë që nuk përmbushin normat euro që kërkojnë t’i importojnë.

Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve me qëllim evitimin e shpenzimeve, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor u rikujton të gjithë atyre që kërkojnë të importojnë makina të verifikojnë më përpara vitin e prodhimit të makinës. Vendimi për masat e reja kundër ndotjes të ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorrike lejon importin e makinave të përdorura që përmbushin normën Euro 4 dhe për makinat e reja normën Euro 5.

“Prej vitit 2019 në Shqipëri nuk lejohen të zhdoganohen dhe regjistrohen makina që nuk përmbushin kriteret e importit, siç është përcaktuar në VKM nr.633 të miratuar në datë 26 tetor 2018. Ka ende qytetarë që janë të paqartë për rregullat e reja të importit të makinave. Për këtë arsye ne ju rikujtojmë atyre se para se blejnë një makinë jashtë të verifikojnë nëse mosha e mjetit përmbush kriteret e importit dhe të regjistrimit në Shqipëri. Verifikimi mund të bëhet online edhe nëpërmjet numrit të shasisë të mjetit në platformën e DPSHTRR”, sqaroi për Monitor Drejtoria e Shërbimit të mjeteve.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi nga 2019 në Shqipëri lejohen të hyjnë autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Ndërsa makinat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian.

Vendimi përcakton se për mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Ndërsa mjetet motorike të tjera të reja si motorrë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian.

Tags: blerja e makinavedpshtrrimporti i makinavemakina te prodhuara para 2005
Previous Post

Koreja e Veriut teston një tjetër raketë, reagojnë autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë

Next Post

Maqedoni: 70% e rasteve të reja janë me variantin “Omicron”

Related Posts

Kostot e pyllëzimit në Shqipëri 2,5 herë më të larta se në BE

Kostot e pyllëzimit në Shqipëri 2,5 herë më të larta se në BE

19/05/2022
Ritmet e punësimit në shtet u rriten tre herë më shumë se në privat gjatë 2018-2021

Ritmet e punësimit në shtet u rriten tre herë më shumë se në privat gjatë 2018-2021

19/05/2022
“Lekë i vjetër” apo “lekë i ri” ? AMA i bën thirrje mediave për përdorimin e terminologjisë së duhur

Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore

19/05/2022
Familjet e varfra në Shqipëri çojnë 12% të shpenzimeve mujore për grupin e energjisë

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë 12% të shpenzimeve mujore për grupin e energjisë

19/05/2022
Eksportet ranë 9% në 2020-n; Dobët këpucët, rimëkëmben nafta e çeliku

Eksportet rriten me 49% për janar-prill, por thellohet deficiti tregtar nga importet e larta

18/05/2022
“Lekë i vjetër” apo “lekë i ri” ? AMA i bën thirrje mediave për përdorimin e terminologjisë së duhur

“Lekë i vjetër” apo “lekë i ri” ? AMA i bën thirrje mediave për përdorimin e terminologjisë së duhur

18/05/2022
Next Post
Maqedoni: 70% e rasteve të reja janë me variantin “Omicron”

Maqedoni: 70% e rasteve të reja janë me variantin “Omicron”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK aksion në disa qytete të vendit! Lëshohen 32 masa arresti, në krye të listës Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E reklamojnë të gjithë VIP-at, “Piranjat” demaskojnë “Açai One”, Administratori: Ka vdek, ka mbaru…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Apple humb pozicionin si firma më e vlefshme në botë. Cila kompani kaloi në vendin e parë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Lulëzon” tregtia me Ukrainën pas luftës, importet rritje me 91%, eksportet 41%

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

20/05/2022
Shpërthim tritoli në biznesin e një polici në Shkodër

Shpërthim tritoli në biznesin e një polici në Shkodër

20/05/2022
Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së

Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së

20/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.