Vjosa Osmani nuk është zgjedhur Presidente as në raundin e dytë të seancës për zgjedhjen e Presidentit. Pas përfundimit të numërimit të votave, Osmani nuk marrë votat e mjaftueshme për tu bërë Presidente.
Nga 82 deputetë që morën pjesë në votim, 67 votuan për Osmanin. 11 fletë votimi dolën të pavlefshme. Ndryshe nga raundi i parë, këtë raund edhe kandidati tjetër, Nasuf Bejta ka marrë vota. Për të votuan 4 deputetë.
“Konstatuam 82 vota, 11 të paflevfshme. 67 vota për Osmanin dhe katër për Bejtën,“- tha anëtari i Komisionit.