Tiranë- E ftuar në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv, gazetarja e Monitor, Dorina Azo zbuloi se procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të shtyhet edhe pas vitit të parashikuar 2022.
“Procesi i rindërtimit nuk do të përfundojë në 2022. Në këtë projekt janë parashikuar 290 milionë dollarë për rindërtimin, por nga kjo vlerë janë shpenzuar vetëm 57 % e fondit ose 160 milionë dollarë. Këto fonde u vendos që të përdoreshin deri në 2021, gjë që nuk k andodhur. Nga vlera e mbartur e fondit janë 130 milionë dollarë. Këtu vihen në pikëpyetjet ecuria e projektit të rindërtimit, pra këto pengesa do të bëjnë të mbarten fondet edhe pas 2022.” – u shpreh Azo.
Ndër të tjera gazetarja Azo zbuloi për gazetaren Klaudja Karabolli se muaji janar i 2021 ka treguar se rezervimi i fondeve për rindërtimin është ulur.