• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Zëri i Amerikës”: Shtetet e Bashkuara kanë dijeni se Rusia do të përdorë sulme të fabrikuara për të pushtuar Ukrainën

04/02/2022
in Kosova
0
“Zëri i Amerikës”: Shtetet e Bashkuara kanë dijeni se Rusia do të përdorë sulme të fabrikuara për të pushtuar Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë informacion që sinjalizon se Rusia ka hartuar një plan për të fabrikuar një sulm fals ushtarak nga Ukraina në territorin rus dhe do ta përdorë këtë si pretekst për të sulmuar Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se fabrikimi i një videoje për një sulm të tillë është një nga disa opsione që Kremlini po përgatit për t’i dhënë pretekstin për të pushtuar Ukrainën, tha zyrtari. “Videoja do të publikohet për të vënë në dukje rrezikun ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.

“Kjo video, nëse do të qarkullohet, mund t’i ofrojë Putinit shkëndijën që i duhet për të filluar dhe për të justifikuar operacionet ushtarake ndaj Ukrainës”, tha zyrtari. Zyrtari tha se administrata e Presidentit Biden po i bën të ditura detajet e planeve të mundshme të Rusisë me qëllimin për ta dekurajuar Rusinë nga zbatimi i tyre.

Në një intervistë të enjten me kanalin MSNBC, Zv.Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, tha se “nuk e dimë me siguri se do të ndjekin këtë rrugë, por e dimë se ky është një ndër opsionet që po shqyrtojnë”.

NATO mirëpret trupa të tjera amerikane

Administrata e Presidentit Biden i bëri të ditura këto të dhëna të zbulimit pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpriti të enjten planet e Shteteve të Bashkuara për të vendosur më shumë forca në Evropë dhe tha se NATO po shqyrton dërgimin e formacioneve të tjera luftarake në pjesën jugore të aleancës mes tensioneve përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar të mërkurën planet për dërgimin e 2 mijë forcave shtesë në Evropë, shumica në Poloni, dhe për zhvendosjen e 1 mijë forcave nga Gjermania drejt Rumanisë, me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s. Forcat shtesë, pjesë e Divizionit të 82-të Parashutist, “nuk do të luftojnë në Ukrainë” në rast të një pushtimi nga Rusia, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Ai shtoi se ky dislokim i përkohshëm synon të japë sinjalin e qartë se qëndrojmë së bashku me NATO-n dhe saktësoi se ky dislokim është veçmas 8500 forcave të tjera amerikane të vendosura në gjendje të lartë gatishmërie për një dërgim të mundshëm drejt Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u tha gazetarëve se ndërsa NATO po përgatitet për mundësinë që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake, NATO vazhdon të jetë e gatshme për t’u angazhuar “në një dialog domethënës” dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.

“NATO vazhdon t’i bëjë thirrje Rusisë të ulë tensionet. Çdo agresion i mëtejshëm rus do të kishte pasoja të ashpra dhe do të mbarte një çmim të rëndë”, tha zoti Stoltenberg. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të enjten se dislokimi amerikan po ngre tensionet në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate perëndimore kanë përgatitur vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë me shpresën se mund ta bindin Presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë mbi 100 mijë forca që Rusia ka vendosur pranë kufirit me Ukrainën. Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtim.

Zoti Stoltenberg tha të enjten se ka patur “një lëvizje domethënëse të forcave ushtarake ruse drejt Bjellorusisë”, vendin fqinj në veri të Ukrainës, ku po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake që filluan të enjten. Stërvitjet ishin planifikuar fillimisht të zhvilloheshin më vonë gjatë këtij muaji.

“Ky është dislokimi më i madh rus atje që nga Lufta e Ftohtë”, tha zoti Stoltenberg, duke përllogaritur se janë rreth 30 mijë forca, avionë luftarakë dhe sisteme raketash. Rusia nuk ka bërë të ditur se sa forca apo paisje ushtarake ka të vendosura në Bjellorusi.

Në stërvitjet e së enjtes, të cilat zoti Stoltenberg tha se do të vazhdojnë deri më 20 shkurt, pati edhe shkëmbim zjarri me municion luftarak, siç duket në pamjet e qarkulluara nga ministri bjellorus i mbrojtjes. Në pamje duken edhe avionë në qiell dhe tanke që godasin dhe manovrojnë.

Stërvitjet u ndoqën nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili mbërriti në Minsk të enjten, dhe u takua gjithashtu me Presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

Gjatë takimit, zoti Lukashenko tha se “jemi të detyruar të forcojmë kufirin tonë me Ukrainën”. Ai vuri në dukje se stërvitjet, të planifikuara fillimisht për t’u zhvilluar gjatë periudhës 10-20 shkurt, u realizuan më herët pasi forcat ruse, bjelloruse dhe të vendeve të tyre aleate ishin dislokuar për të ulur trazirat në Kazakistan dhe e përmbushën misionin e tyre atje “shumë shpejt”.

Rusia ka kërkuar tërheqjen e forcave dhe armatimeve të NATO-s të vendosura në vendet anëtare në Evropën lindore, si dhe që NATO ta bëjë të qartë se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në këtë aleancë që ka 30 vende anëtare.

NATO dhe Ukraina i kanë refuzuar këto kërkesa, duke thënë se vendet janë të lira të zgjedhin aleatët e tyre. Por, zoti Stoltenberg tha të enjten se NATO është e gatshme të bisedojë me Rusinë për marrëdhënien mes dy palëve, si dhe për uljen e rrezikut, rritjen e transparencës dhe kontrollin e armëve.

BE planifikon përgjigje, tregon mbështetje për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të enjten se BE-ja po planifikon një përgjigje për letrat e dërguara nga Rusia më herët këtë javë drejtuar disa vendeve anëtare të BE-së ku kërkon garanci sigurie.

Gjatë një vizite në Helsinki, zonja von der Leyen u tha gazetarëve se “jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian dhe është e qartë se përgjigja do të reflektojë këtë unitet”.

Në Kiev, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se mirëpret ofertën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të ndërmjetësuar për krizën dhe për të organizuar negociatat për paqen. Komentet e zotit Zelenskiy u bënë pasi dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje për tregtinë e lirë dhe disa marrëveshje të tjera, gjatë takimit në Kiev. Zoti Erdogan kishte sugjeruar më herët se Turqia, një vend anëtar i NATO-s që mban gjithashtu marrëdhënie të mira me Rusinë, mund të luante rolin e ndërmjetësit.

“Dua ta falenderoj Presidentin Erdogan për iniciativën e tij për t’u bërë ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës”, tha zoti Zelenskiy.

Vizita e zotit Erdogan në Ukrainë është më e fundit nga disa vizita në Kiev nga udhëheqës botërorë dhe diplomatë për të treguar mbështetjen për Ukrainën dhe në përpjekje për të mbështetur një zgjidhje paqësore të krizës./VOA

* Disa nga të dhënat për këtë artikull janë marrë nga agjensitë e lajmeve AFP dhe Reuters.

Previous Post

Zbulohet emri i tretë që do të prezantojë Eurovisionin 2022

Next Post

Vdekja e liderit të ISIS në Siri, momente tensioni brenda Shtëpisë së Bardhë, Biden monitoroi live sulmin

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Biden: Kemi porositur 200 milionë doza të tjera vaksine

Vdekja e liderit të ISIS në Siri, momente tensioni brenda Shtëpisë së Bardhë, Biden monitoroi live sulmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.