• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mbi 40 mijë faqe material dhe 153 dëshmitarë kundër ish-krerëve të UÇK-së, detajet para konferencës statutore në Hagë

18/11/2020
in Kosova
0
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Me qëllim konfirmimin e aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbështetur tek 153 dëshmitarë, dhe synon që përsëri të mbështetet në shumicën e tyre gjatë gjykimit.
Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim ka pasur mbi 40 mijë faqe.

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë të mërkurën do të mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.

Kundër tyre është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Konferenca statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thirr gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregoj me çfarë lloji prova disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqen e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.

Prokuroria thotë se mbrojtjes parashikon t’i dorëzojë provat siç janë raportet, fotografitë, dokumentet e UÇK-së, duke përfshirë urdhrat, rregulloret etj.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara parashikon se Prokurori i Specializuar duhet të njoftoj mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka në zotërim, si dhe me kërkesë të mbrojtjes, Prokurori i Specializuar vë në dispozicion çfarëdo deklarate, dokumenti, fotografie. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë. Megjithatë, prokurori duhet të paraqesë arsyetime në rast të vonesave.

Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

“Prokuroria aktualisht parashikon shtimin e afërsisht 50 dëshmitarëve të tjerë në listën e dëshmitarëve për gjykimin, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati të hetimeve të mbetura”, thuhet në këtë parashtresë.

Prokuroria në parashtresë thotë se redaktimi i materialeve është diçka që duhet të bëhet me kujdes, si dhe që përkthimi i materialit mbështetës të aktakuzës në gjuhën shqipe është në proces e sipër.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Ish-guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi do të kompensohet mbi 200 mijë euro për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim gjatë vitit 2010
Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera. /REL

Tags: albanewshageKreret e uckuck
Previous Post

Të pasurit shkojnë jashtë! Zbardhen shifrat zyrtare: Një pacient në ditë niset me çarter spitalor për kurim nga Shqipëria në vendet e Evropës

Next Post

“Erdhi lajmi i mirë nga Shqipëria”, Leonardo DiCaprio në mbrojtje të lumit të Vjosës: Vjosa, jo diga!

Related Posts

Përfshihet nga flakët një dyqan në Tiranë, nuk raportohen të lënduar

Digjet banesa në Vlorë/ Gjithçka e mbuluar nga tymi, banorët në panik

05/07/2022
Shpërthim në veri të Kosovës, i vihet eksploziv transformatorit elektrik në Mitrovicë

Shpërthim në veri të Kosovës, i vihet eksploziv transformatorit elektrik në Mitrovicë

24/06/2022
“Liberalizoni sot vizat për Kosovën”, pas mbështetjes nga kryetarja e PE-së flet Osmani: Hapni dyert!

“Liberalizoni sot vizat për Kosovën”, pas mbështetjes nga kryetarja e PE-së flet Osmani: Hapni dyert!

23/06/2022
Von der Leyen admiruese e Dua Lipës, Osmani e fton në ‘Sunny Hill Festival’: Hajdeni bashkë me Michel dhe Macronin

Von der Leyen admiruese e Dua Lipës, Osmani e fton në ‘Sunny Hill Festival’: Hajdeni bashkë me Michel dhe Macronin

23/06/2022
Përplasja e institucioneve në Kosovë për Sunny Hill pasqyrohet në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë

Përplasja e institucioneve në Kosovë për Sunny Hill pasqyrohet në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë

21/06/2022
Sot mbledhja 8 e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë! Ministrat shqiptar nisen me furgon drejt Prishtinës

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, Rama: SHBA-BE të reflektojnë, grackë e Rusisë! S’pranojmë farsën kundër UÇK-së, do reagojmë fort me akte

21/06/2022
Next Post
Leonardo di Caprio

"Erdhi lajmi i mirë nga Shqipëria", Leonardo DiCaprio në mbrojtje të lumit të Vjosës: Vjosa, jo diga!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Më në fund, WhatsApp bën ndryshimin e radhës për përdoruesit

    Më në fund, WhatsApp bën ndryshimin e radhës për përdoruesit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

06/07/2022
Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

06/07/2022
200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

06/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.